![Kendi I Studenteve](https://www.umib.net/wp-content/uploads/2019/09/kendi-i-studenteve-1-e1569075252255.jpg)
Kënd rekreacioni për studentë
Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë tash e tutje do ta kenë një kënd jashtëzakonisht atraktiv për rekreacion. Kjo është bërë e mundur me një grand të fituar nga IOM nga studentët e Fakultetit Juridik, Rigon Qarkaj, Egzon Musa dhe Riad Qarkaj.
Këndi për rekreacion, gjendet në përdhesen e objektit ku janë të vendosura fakultetet. Projekti u implementua në koordinim me Parlamentin Studentor.