KD Ja

KD-ja vendos që bursa për studentë në vitin akademik 2019/20 të jetë 1 mijë euro

Këshilli Drejtues(KD) i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), në mbledhjen e mbajtur më 21 tetor 2019, ka miratuar kërkesën e Parlamentit Studentor, që edhe për vitin akademik 2019/20 bursa për studentë të jetë në vlerën 1 mijë euro. Rektori, Alush Musaj, e mbështeti një kërkesë të tillë e cila mori edhe përkrahjen e KD-së.  

Kryetari i Parlamentit Studentor, Ensar Suma, e ka falënderuar rektorin dhe KD-në për mbështetje sa i përket kërkesës së tyre. “Është një motivim shtesë për ne si studentë dhe në të njëjtën kohë kjo tregon për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet studentëve dhe menaxhmentit”, tha ai.