Projekti “Të Rinjtë për Drejtësi” do të mbajë ligjëratë në UMIB
Organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) është duke e implementuar projektin “Të Rinjtë për Drejtësi” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe i cili ka për qëllim kryesisht fuqizimin e të rinjve që të jenë aktiv në sektorin e drejtësisë, të kërkojnë llogaridhënje dhe transparencë nga akterët e drejtësisë si dhe ngritjen e njohurive të tyre rreth institucioneve të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” , ndër aktivitetet e tjera janë paraparë të mbahen edhe 120 ligjerata në shkolla të mesme dhe fakultete në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës dhe Gjilanit. Duke e pasur parasyshë rëndësinë e edukimit ligjorë për të gjithë të rinjtë pa marrë parasyshë profilizimin e tyre, ne kemi parë të arsyeshme që tri nga ligjerata të mbahen me studentët e Fakultetit te Edukimit, Universiteti i Mitrovices. Ligjerata do të mbahet me datë 07.11.2019 ora 12:00, në sallën 306.