Kontratë me “Caritas Kosova”, për organizimin e trajnimeve rreth menaxhimit të biznesit
Drejtori i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, Besart Hajrizi, ka nënshkruar një kontratë me “Caritas Kosova” për organizimin e trajnimeve rreth menaxhimit të biznesit në kuadër të projektit “Empowering Youth and Women Towards Employment in Ferizaj and Mitrovica Regions”.
Trajnimet do të organizohen përmes pesë moduleve dhe tri sesioneve mentoruese: 1. Bazat e Ndërmarrësisë, 2. Kërkesat administrative dhe ligjore, 3. Kontabiliteti dhe libërmbajtja,
4. Strategjia e marketingut, 5. Plani i biznesit dhe Sesionet mentoruese.
Hajrizi e falënderon “Caritas Kosovën”, për besimin dhe bashkëpunimin.