Konkurs për bursa për studentët e universiteteve publike nga MASHT-i
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
- Të kenë notën mesatare të studimeve së paku 8 (tetë pikë zero) në nivelin Baçelor dhe Master, ose në formë të programeve të integruara të studimit, të ciklit të parë dhe të dytë, në fusha specifike siç janë: mjekësia, stomatologjia, farmacia apo veterinaria.
- T’i kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin e shtatorit;
- Të jetë student i këtyre fushave të studimit:
– Fushat e Bujqësore dhe Veterinarisë,
– Fushat e Shkencave Matematiko-Natyrore,
– Edukimit,
– Teknikut,
– Mjekësore,
– Shkenca të Aplikuara.
- Numri dhe lartësia e bursës do të përcaktohet me vendim të veçantë të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
- Kategoritë e studentëve me përparësi në kushte të barabarta për fitimin e bursës së MAShT janë të përcaktuara në UA 12/2015.
Dokumentacioni që duhet dorëzohet:
- Kërkesa për bursë drejtuar MAShT,
- Certifikata e lindjes,
- Vërtetimin e regjistrimit dhe pagesës së semestrave të vitit paraprak të studimeve për të cilin aplikon dhe vërtetimin e regjistrimit dhe pagesën e semestrit vijues.
- Certifikata e vërtetuar e notave nga fakulteti për dy nivelet e studimit ose studimet e integruara, me notë mesatare.
- Dëshminë se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve.
- Të gjitha dokumentet shtesë që kërkohen me UA 12/2015, duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente.
- Kopjen e Letërnjoftimit.
Procedurat e Aplikimit
- Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet në MAShT- Departamenti i Arsimit të Lartë, kati përdhes, zyra nr.9, nga data 03.11.2015 deri më 13.11.2015, çdo ditë nga 9:00 deri në 14:00.
- Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.
- Konkursi do të publikohet në Web faqen e MAShT-it dhe në gazetat ditore.
- Vendimi për numrin dhe lartësinë e bursave do të publikohet në Web faqen e MAShT-it.