Thirrje për pjesëmarrje në programi ERASMUS+

Për të qenë pjesë e programit ERASMUS+

Universiteti i Mitrovicës „Isa Boletini“, në kuadër të projektit ERASMUS+, ofron mundësi studimi për studentët e vet në Universitetin Nigde në Turqi në semestrin veror 2016.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Studentët e Fakultetit Ekonomik, niveli bachelor;
  • Studentët e fakulteteve teknike (Gjeoshkenca, Teknologji Ushqimore dhe Inxhinjeri Mekanike dhe Kompjuterike), niveli master;

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  • Kërkesa/forma e aplikimit;
  1. Për studentët e Bachelor kliko këtu:
  2. Për studentët e Master kliko këtu:
  • Certifikata e notave/Transkripta(në gjuhën angleze ose i përkthyer nga përkthyes të licencuar)
  •  CV (në gjuhën angleze)
  • Foto e Pasaportës (e bërë jo më vonë se 6 muaj)
  • Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Vërtetim studenti i lëshuar nga fakulteti juaj (në gjuhën angleze ose i përkthyer nga përkthyes të licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Certifikata e gjuhës angleze (për programet e ofruara në gjuhën angleze për nivelin Bachelor kërkohet niveli B1).

 

  • Kriteret:
  • Nota mesatare gjatë studimeve mbi 7.5;
  • Njohja e gjuhës angleze;

 

Shpenzimet e udhëtimit në vlerë prej 275 euro dhe shpenzimet e qëndrimit për katër muaj në vlerë prej 457 euro në muaj janë të mubuluara.

Fillimisht do të përzgjedhet një student i Fakultetit Ekonomik, niveli bachelor, dhe dy student nga fakultetet teknike (Gjeoshkenca, Teknologji Ushqimore dhe Inxhinjeri Mekanike dhe Kompjuterike), niveli master.

Dokumentat duhet të dorëzohen në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ndërtesa e Rektoratit, Mitrovicë.

Për informata shtesë mund të kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, përkatësisht Prorektorin Rifat Morina në email adresën [email protected] dhe zyrtarin për bashkëpunim ndërkombëtar Artan Osmani në email adresën [email protected].

Afati i fundit për aplikim është  20.11.2015.