Ka filluar cikli i dytë i trajnimeve nga Qendra për Inovacion dhe Ndërmarrësi
Organizuar nga Qendra për Inovacion dhe Ndërmarrësi në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, ka filluar cikli i dytë i trajnimeve për gratë dhe të rinjtë ndërmarrës në kuadër të projektit të përkrahur nga Bashkimi Evropian “Fuqizimi i gruas dhe të rinjve përmes punësimit në regjionin e Ferizajt dhe Mitrovicës Jugore”. Drejtori i kësaj qendre, Besart Hajrizi, tha se ky aktivitet është në shërbim të komunitetit, duke ofruar mundësi për fuqizimin e grave dhe të rinjve ndërmarrës.
Trajnimi përbëhej prej pese moduleve përgjatë pese ditëve dhe tri ditëve të tjera mentorimi, ku janë përfshirë: Bazat e ndërmarrësisë, Kërkesat ligjore dhe administrative, Kontabiliteti dhe libërmbajtja, Marketingu strategjik dhe Plani i biznesit. Pjesëmarrësit që do të përgatisin planet më të mira do të vlerësohen nga një komision ekspertësh dhe do të subvencionohen nga Bashkimi Evriopian.
Ndryshe projekti implementohet nga“Caritas Kosova”.