UMIB zë vendin e dytë në nivel vendi në ranglistën e webometrics
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), vazhdon të mbetet në vendin e dytë në nivel vendi për universitetet publike, pas Universitetit të Prishtinës, në ranglistën e webometrics të publikuar në janar 2020. UMIB në këtë ranglistë ku përfshihen rreth 30 mijë universitete nga mbarë bota, radhitet në vendin 12964.
Rektori i UMIB-it, Alush Musaj, tha se pozicionimi në vendin e dytë në nivel vendi pas UP-së është një arritje shumë e mirë, duke pasur parasysh se sivjet shënohet 7-vjetori i themelimit. “Janë kaluar shumë sfida, ndërsa tashmë gjendja ka ndryshuar radikalisht për të mirë, duke pasur parasysh kampusin e ri universitar dhe kushtet moderne që janë krijuar si për studentë ashtu edhe për stafin akademik dhe administratën”.
Sipas tij, me punën dhe angazhimin e madh që po bëhet, UMIB-i do të vazhdoj të rrugëtoj suksesshëm. “Lajmet e mira për UMIB na gëzojnë të gjithëve, prandaj me këtë rast dua të falënderoj të gjithë për punën e mirë që po bëjnë”, tha ai.