Ilustrimi

Trajnim i dytë online rreth përdorimit të softuerit “Mathematica”

Studentët e vitit të dytë të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), kanë ndjekur të martën trajnimin e dytë online rreth  përdorimit te softwerit “Mathematica”, ku licenca e këtij softweri është blerë nga projekti iTEM, projekt financuar nga Erasmus+. Trajnimi është mbajtur nga profesori i kompanisë “WolphramAlpha” Mark Braithwaite.

Koordinatori lokal i projektit iTEM, prof. assoc. dr. Faton Merovci, tha se trajnimi i dytë online rreth softuerit “Mathematica” ka përfshirë temat nga Kalkulusi, Ekuacionet Diferenciale, Probabiliteti dhe Statistika. Trajnimi i parë online është mbajtur me datën 13.02.2020. Ky softuer po përdoret në kuadër të lëndëve të Matematikës dhe Statistikës.