Themelet e Fakultetit të Edukimit u hodhën me hapjen e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” në Mitrovicë, më 06.03.2013.
Në vitin akademik 2014-2015, Fakulteti i Edukimit filloi zhvillimin dhe zbatimin e programit për përgatitjen e mësimdhënësve për ciklin e ulët në Programin Parashkollor dhe Programin Fillor, sipas planeve mësimore të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.
Fakulteti i Edukimit ka kaluar në dy (ri) procese të akreditimit dhe është vlerësuar nga ekipi profesional i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.
Të dy këto programe janë katërvjeçare dhe janë akredituar me vendimin e AAK-së të datës 17/03/2015 dhe u ri-akredituan në 01/10/2017 – 2021.
Numri i studentëve të regjistruar në Fakultetin e Edukimit për vitin akademik 2014-2015 ishte gjithsej 181, 57 në Programin Parashkollor dhe 124 në Programin Fillor, në vitin akademik 2015-2016 janë regjistruar gjithsej 187 studentë, 55 në Programin Parashkollor dhe 132 në Programin Fillor, në vitin akademik 2016-2017, janë regjistruar gjithsej 187 nxënës, 121 në Programin Fillor dhe 66 në Programin Parashkollor. Deri në vitin 2018-2019, rreth 200 studentë janë regjistruar në dy programet e studimit për çdo vit akademik në Fakultetin e Edukimit.
Që nga viti akademik 2014-2015, Fakulteti i Edukimit ka organizuar studime sipas planprogrameve të miratuara nga Senati i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, bazuar në Deklaratën e Bolonjës dhe (ri) akredituar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.
Programet e para të studimit në Fakultetit të Edukimit u zhvilluan në vitin 2013. Aktualisht, Fakulteti i Edukimit është i akredituar deri në vitin 2021 dhe ofron 2 programe studimi në nivelin bachelor:
– Programi: Arsimi Parashkollor (BA NIVELI VI, 240 ECTS)
– Programi: Arsimi Fillor (BA NIVELI VI, 240 ECTS)
Fakulteti i Edukimit bashkëpunon me institucione të fushës në nivel kombëtar dhe më gjerë.
Për secilin vit akademik, Fakulteti i Edukimit zhvillonë praktika pedagogjike dhe trainim praktik në institucionet edukative – arsimore dhe në bashkëpunim me institucionet vendore dhe të hauaja organizon seminare, konferenca, punëtori, etj.