U mbajtën takimet me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditim institucional
Në kuadër të procesit të riakreditimit institucional, të hënën në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) janë mbajtur takimet online me ekspertët ndërkombëtarë, për shkak të pandemisë me COVID-19. Të pranishëm gjatë takimeve me grupet e ndryshme në UMIB ishin edhe zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) të udhëhequr nga drejtori, Naim Gashi.
Grupi i ekspertëve i përbërë nga prof.dr. Yelena Istileluova nga Universiteti i Lubjanës, Prof. Dr.Elene Jibladze nga Universiteti Ilia State dhe znj. Delia Gogolan, PhD student, zhvilluan takime online me shtatë grupe të organizuara nga UMIB për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve, përveç menaxhmentit, stafit akademik, stafit të administratës dhe studentëve ishin edhe të diplomuarit, grupi i biznesit etj.
Rektori i UMIB-it, prof.d.Alush Musaj, tha se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë dhe vlerësoi organizimin e bërë për këtë proces nga AKA-ja. Ai theksoi se në UMIB ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm sa i përket procesit të riakreditimit institucional për çka falënderoi të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar.