Në UMIB u organizua për herë të parë mbrojtja online e temēs së diplomës
Pas organizimit të mësimit online në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, për shkak të Covid-19, tani ka filluar edhe mbrojtja e temave të diplomës në këtë mënyrë. Kjo ështē mirëpritur nga studentët, të cilët janë shprehur të kënaqur me mundësinë e ofruar.
Në këtë kontekst, studenti, Ajrenis Berisha, ka mbrojtur me sukses temën e diplomës së masterit në mënyrë online në Fakultetin e Gjeoshkencës -Departamenti i Gjeologjisë. Në
komisionin për mbrojtjen e temës ishin: prof.dr. Sabri Avdullahi, prof.dr. Zenun Elezaj dhe prof. dr. Naser Peci.
Rektori i UMIB-it, prof.dr. Alush Musaj, e ka përshëndetur organizimin e mbrojtjes së temave të diplomës online, duke ju ofruar mundësi studentëve që të mbajnë dinamikën normale të studimeve.