Fakulteti Ekonomik nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me disa kompani të suksesshme kosovare
Fakulteti Ekonomik, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me disa kompani të suksesshme kosovare.
Marrëveshjet u nënshkruan nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, në kuadër të UMIB, Prof. Asoc. Dr. Qazim TMAVA, me perfaqesuesit e kompanive në vijim:
– z. Hysen VRAJOLLI , menaxher kryesor në TREPCA, Sh. A. , Mitrovicë,
– z. Agim EMINI, pronar dhe drejtor gjeneral i kompanisë “MITRO-PLAST”, Mitrovicë,
– z. Afrim SHABANI, drejtor dhe pronar i NTP “BUNJAMINI”, Mitrovicë,
– z. Bedri UKICI, menaxher i NTP “ DIAR”, Mitrovicë,
-Fakulteti Ekonomik gjithnjë e më shumë është duke e rritur bashkëpunimin me biznese të suksesshme kosovare duke krijuar ura lidhëse, si dhe inicim dialogu e bashkëpunimi, në mes të industrisë dhe edukimit:
- në aspekt të adaptimit të programeve të studimeve, si dhe përputhjes së kurrikulave konform kërkesave të tregut;
- të ofrimin të mundësive të zhvillimit të projekteve kërkimore me interes të përbashkët;
- të ofrimit të praktikës profesionale për studentët, me c’rast u mundesohet qe të zbatojnë njohuritë teorike në praktikë;
- rritjen e shanseve për punësim dhe vet-punësim të të diplomuarëve.
Dekani Tmava falënderoi përfaqësuesit e kompanive për mundësinë e dhënë, e cila do të ndihmoj në ngritjen profesionale të studentëve, që të jenë sa me afër biznesit, njëkohësisht edhe tregut të punës.
Palët nënshkruese, e vlerësuan lartë arritjen e marrëveshjeve dhe u zotuan se do të kujdesen për jetësimin e plotë të tyre.