Konferencaa

Shtyhet deri më 14 qershor 2020, afati për dorëzimin e abstrakteve për “Konferencën IMGC 2020”

Në kuadër të aktiviteteve për organizimin e “Konferencës së Dytë Ndërkombëtare IMGC 2020”, të enjten u mbajt online takimi i radhës i Këshillit Organizativ (KO), ku u diskutua rreth përgatitjeve për konferencën. Për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë me Covid-19, u vendos që  afati i dorëzimit të abstrakteve të shtyhet deri më 14 qershor 2020.

Në takim, ku u diskutuan edhe çështje të tjera të aspektit organizativ të ftuar nga kryesuesi i KO, Sabri Avdullahi, morën pjesë: rektori i UMIB-it, Alush Musaj, dekani i FGJ-së, Naser Peci, drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, anëtari i Bordit të KPMM-së, Avdi Konjuhi, kryeshefi i Shërbimit Gjeologjik, Fidaim Sahiti, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Behxhet Shala, prof. Mursel Rama dhe prof. Kemajl Zeqiri.