Njoftim rreth procedurës së aplikimit për bursë të MAShTI – t
Njoftohen studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” të cilët kanë të drejtë aplikimi për bursë të MAShTI – t (Njoftimi) se është hapur afati për aplikim në SMU.
Procedurat për aplikim janë si më poshtë:
- Studentët qasen në SMU – në e tyre dhe duhet të klikojnë tek fusha TJERA – APLIKO PËR BURSË (shiko MANUALIN në faqe 33);
- Klikoni butonin APLIKO;
- Pasi të hapet dritarja, tek “Apliko për bursë për vitin akademik” duhet të zgjidhet viti akademik 2018/2019 dhe klikoni APLIKO;
- Shfaqet njoftimi “Ju aplikuat me sukses” dhe tek butoni Raporti, shtypet raporti që keni aplikuar;
- Raporti i shtypur dorëzohet tek zyra për shërbime studentore në rektoratin e UMIB – it.
Suksese!