Njoftim për transferim të studimeve

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për të transferuar studimet nga Universitetet tjera në Fakultetin Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, se afati për transferime do të jetë nga data 01.02.2021 deri më 12.02.2021.

 

Kushtet për transferim janë:

  1. Të jetë student i rregullt në Fakultet Juridik;
  2. Të ketë fituar kushtin për vazhdim të studimeve së paku në vitin e dytë.

 

Dokumentet e kërkuara për transferim janë:

  1. Kërkesa për transferim;
  2. Certifikata e notave;
  3. Vërtetimin për statusin e studentit.
  4. Plan-programin e fakultetit ku aktualisht studion (i vulosur).
  5. Vendimin mbi akreditimin e programit

 

Njoftimi për lejimin ose mos-lejimin e transferimit të studimeve do të publikohet në faqen e Fakultetit Juridik (http://umib.net/fakulteti-juridik/).

Vërejtje: Dokumentet duhet të dorëzohen në Fakultetin Juridik, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”.