1

Takim virtual për projektin “Kurrikula e Dyfishtë – Studimi dhe Praktika e Punës në Bujqësi dhe Siguria e Ushqimit”

Në kuadër të projektit “Kurrikula e Dyfishtë – Studimi dhe Praktika e Punës në Bujqësi dhe Siguria e Ushqimit”, që realizohet nga ERASMUS+ dhe ku pjesë është edhe Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore (FTU) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), të martën është mbajtur takimi i parë virtual me qëllim të koordinimit të aktiviteteve.

Ky projekt që mbështetet nga Agjencia Ekzekutive e Arsimit dhe Kulturës e Komisionit Evropian është menduar që të filloj me 15 janar 2021, mirëpo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me Covid-19 është shtyrë. Për UIBM-në ky projekt vlerësohet i një rëndësie te veçantë, duke pasur parasysh mundësitë që ofron për studentët dhe stafin akademik.

Takimi i parë i Komitetit Drejtues është mbajtur për të ndihmuar të gjithë për të njohur partneritetin dhe për të krijuar një bazë të mirë pune. Gjithashtu u diskutua për  planifikimin e fazës fillestare të projektit: sqarimin e objektivave të projektit, detyrat për paketat e punës. Gjithashtu u dha informacion mbi kërkesat zyrtare dhe të konsorciumit të përcaktuara nga Marrëveshja e Partneritetit, mandej krijimin e strukturës së menaxhimit, krijimin e komitetit drejtues, caktimin e roleve dhe përgjegjësive etj.

1