FIMK2

Filluan takimet virtuale me ekspertët ndërkombëtarë në procesin e riakreditimit të programeve

Në kuadër të procesit të riakreditimit dhe akreditimit të programeve në njësitë akademike të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UMIB), janë zhvilluar të enjten takimet e para virtuale me ekspertët ndërkombëtarë.  Janë gjithsej 9 programe, për të cilat është aplikuar për riakreditim dhe 1 program i ri për akreditim.

Në ditën e parë të këtij procesi,  në takimet virtuale me ekspertë janë paraqitur grupet punuese të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK). Procesit të riakreditimit në FIMK i nënshtrohen gjithsej 3 programe në nivelin baçelor: 1. Makineri Prodhuese, 2.Shkenca Kompjuterike në Inxhineri dhe 3. Inxhineri Ekonomike.

Në ditët në vazhdim, takime të tilla në kuadër të procesit të riakreditimit do t’i nënshtrohen edhe 3 programe të Fakultetit të Gjeoshkencave: 1.Gjeologji (baçelor), 2.Hidrogjeologji dhe Gjeologji Inxhinerike (master) dhe 3. Materiale dhe Metalurgji (baçelor dhe master).

Në Fakultetin e Ekonomik është një program i ri në nivelin master për të cilin është aplikuar në procesin e akreditimit. Është fjala për programin Biznes dhe Menaxhment  me specializime: 1. Banka, Financa dhe Kontabilitet, 2.Menaxhment dhe Ndërmarrësi dhe 3. Menaxhment Industrial. Procesit të riakreditimit do t’i nështrohen edhe Programi Juridik në Fakultetin Juridik dhe Programi Fillor në Fakultetin e Edukimit.

Paraprakisht ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët për shkak të pandemisë takimet i zhvillojnë virtualisht, u është dërguar një videoxhirim i kampusit, sallave, kabineteve etj, ku zhvillohet procesi mësimor.

FIMK1