Afati për regjistrimin e semestrit veror dhe vendimi për lirim nga pagesa e semestrit
Njoftohen studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), se afati për regjistrimin e semestrit veror është prej 16 shkurt deri më 05 mars 2021.
Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me numër 02/64 të datës 12.02.2021, studentët e nivelit baçelor lirohen nga pagesa e semestrit, ndërsa ata të nivelit master paguajnë 50 për qind më lirë.
Kërkohet nga studentët që të respektojnë afatin për regjistrimin e semestrit!