Vendimi i dekanit lidhur me mbarëvajtjen e ligjëratave dhe ushtrimeve në Fakultetin Juridik
Masat e mëposhtme janë ndërmarrë si masë preventive, meqenëse zbatueshmëria e masave anticovid nuk është në nivelin e dëshiruar nga një kategori e personave, përkundër vërejtjeve/sygjerimeve të bëra.
Prandaj, konform kompetencave të dekanit ju njoftojmë me vendimin lidhur me mbarëvajtjen e ligjëratave dhe ushtrimeve në Fakultetin Juridik, duke filluar nga nesër (30.04.202), e deri në ndonjë vendim tjetër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës:
1. Të gjitha LIGJËRATAT dhe USHTRIMET me studentët e viteve: 1,2,3,4 mbahen ONLINE;
2. Ky vendim hynë në fuqi nga data: 30 Prill 2021 (e premtë) dhe do të ketë efekte juridike deri në ndonjë vendim tjetër të dekanit.
3. Ky vendim ka karakter OBLIGATIV për tërë stafin akademik dhe studentët.
4. Tërë stafi akademik dhe koordinatorët janë të obliguar që t’i njoftojnë studentët me vendimin e tillë.
Prof.Asoc.Dr.Agron Beka
Dekan i Fakultetit Juridik – UIBM