Ftu2

U mbajt WorkShop-i i parë ndërkombëtar në kuadër të projektit “Dual Curricula – Study and Work Practice in Agriculture and Food Safety”

Me datën 16.04.2021 u mbajt WorkShop-i i parë ndërkombëtar në kuadër të projektit “Dual Curricula – Study and Work Practice in Agriculture and Food Safety” nga programi Erasmus +. I gjithë workshop-i u realizua online, pjesëmarrës në workshop ishin stafi akademik i institucioneve partnere  anëtar të Alumni-t  të secilit institucion, dhe partnerët tjerë jo akademik.

Gjatë këtij workshop-i, Universitetet partnere nga Gjermania, Finlanda dhe Shqipëria prezantuan  eksperiencat e tyre me programet e dyfishta të studimit, ndërsa  Universiteti i Prishtinës  dhe Universiteti Isa Boletini në Mitrovicë prezantuan  eksperiencat e studimit të orientuar drejt praktikes.

Përfaqësuesit e këtij projekti nga  radhët e UIBM nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore pjesëmarrës ishin Bahtir Hyseni, Arbër Hyseni, Dafina Llugaxhiu dhe Shpend Doli. Përfaqësuesit e FTU në këtë projekt ndanë me të pranishmit  eksperiencat  rreth projekteve tashmë  të realizuara nga FTU. Këto projekte për qëllim kanë pasur ngritjen e kapaciteteve dhe njohurive praktike për student.  Ndër projektet e përmendura ishin  Projekti “EcoDairy”  në  bashkëpunimi me Van Hall Larinsten University, dhe projekti “Izolimi i baktereve Bacillus  nga mostra dheu për prodhimin e enzimës proteazë nga mbetjet e Industrisë Ushqimore” I financuar nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë. Si shembull konkret, studentja Ylberinë Baliu ndau me të pranishmit eksperiencat e saj me pjesëmarrjen në këto projekte  ndërtimin e njohurive dhe përfitimin në aspektin profesional dhe karrierë.

Ftu3