Studentët e FTU-së marrin pjesë në aktivitet bamirësie
Aktiviteteve të bamirësisë të organizuara për Festën e Bajramit i janë bashkangjitur edhe studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore.
Në laboratorët e FTU-së janë përftuar produkte të fermentuara të qumështit nga studentet Fjolla Haziri dhe Bleona Halili dhe të ndihmuara nga Ass. MSc. Arbër Hyseni.
Produktet e përftuara janë shitur në sheshin e qytetit të Mitrovicës dhe me paratë e grumbulluara janë ndihmuar familjet në nevojë.