Takime informuese me maturantët e “Gjimnazit” dhe “Ekonomisë”
Grupi i udhëhequr nga Qendra për Zhvillim të Karrierës ka vazhduar edhe të mërkurën aktivitetet në kuadër të fushatës informuese për programet dhe kushtet që ofron për studim Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Takime të tilla janë mbajtur me nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi” dhe ata të Shkollës së Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina”.
Të enjten janë planifikuar takime me nxënësit e Shkollës së Mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë, përderisa ditët në vazhdim fushata informuese do të shtrihet edhe në shkollat e mesme të Skenderajt dhe Vushtrrisë. Përveç diskutimeve me maturantë, nëpër shkolla po shpërndahen edhe fletushka dhe materiale tjera informuese për programet e studimit, kampusin, punën praktike, mundësitë e punësimit etj.