Marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit për mobilitet nga Erasmus+
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe Universiteti “Ita Suomen Yliopisto” nga Finlanda janë pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në kuadër të projektit Erasmus + për mobilitet të studentëve dhe stafit akademik. Një ndër pikat e veçanta që potencohet në marrëveshjen e bashkëpunimit ka të bëj me njohjen e kredive apo vlerave ekuivalente të studentëve nga institucionet partnere.
Në kuadër të shkëmbimeve të studentëve dhe stafit akademik janë përfshirë të gjitha fushat e studimit në këto dy institucione akademike. Poashtu pjesë e mobilitetit mund të bëhen studentët të gjitha niveleve, të cilët do të mund të qëndrojnë nga 3 muaj në institucionin partner.
Rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, tha se kjo është edhe një mundësi tjetër për studentët dhe stafin akademik. “Projektet e bashkëpunimit dhe në këtë rast ato që ndërlidhen me Programin Erasmus+ janë duke hapur dritare të reja që duhet të shfrytëzohen nga studentët dhe mësimdhënësit”, tha ai.