Marrëveshje bashkëpunimi me organizatën CRDF
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka nënshkruar marrëveshje me organizatën CRDF Global për promovimin dhe ofrimin pa pagesë të kursit online për higjienën kibernetike (Cyber Hygiene). Marrëveshja u mundëson studentëve të të gjitha fakulteteve të ndjekin kursin, i cili përfshin rregullat themelore të sigurisë së informacionit dhe në fund të pajisen me certifikatë.
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Departamentit të Shtetit Amerikan, kurse platforma për ofrimin e kursit është zhvilluar nga CRDF Global. Udhëheqës i projektit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë është caktuar profesori, Berat Ujkani.
Marrëveshja për ofrimin e kursit vjen pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit në mes të Universitetit dhe CRDF Global, në muajin prill të këtij viti.