Prorektoret e UIBM-së janë takuar me zyrtarë të donatorit ADA
Prorektoret Merita Shala dhe Ajtene Avdullahi, së bashku me Koordinatoren për bashkëpunim ndërkombëtar Albulene Grajçevci, më 13 Tetor, janë takuar në zyrën e Projektit HERAS+, me zyrtarë të donatorit ADA.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëbisedimi me përfituesit e Projekteve të financuara nga ADA në fushën e arsimit të lartë. UIBM është përfitues i dy projekteve për partneritet: “Research capacity building to strengthen Empirical Education Research on Social Cohesion and Equity in Kosovo” dhe “Professional development for engineers of tomorrow – PDET”. Nga ana e donatorit ADA në takim morën pjesë: znj. Petra Oberberger, Menaxhere e Programit për Kosovë nga zyra qendrore e ADA në Vienë dhe znj. Albulena Zaimi, Menaxhere e Programit të Arsimit në zyrën e ADA në Prishtinë, po ashtu edhe kolegët nga projekti HERAS+, Nehat Dervishi dhe Fitore Fazliu. Bashkëbisedimi përfshiu aktivitetet e zhvilluara deri tani dhe planifikimet për më tutje, po ashtu edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen që UIBM po merr nga projekti HERAS+ dhe punën e përbashkët në forcimin e modeleve të bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja. Përfaqësuesit e UIBM falenderuan përfaqësuesit e donatorit si dhe përfaqësuesit e HERAS+.