Shtojca

Fillon procesi i rishikimit të shtojcës së diplomës

Prorektorja për mësimdhënie, cështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë Prof.ass.dr. Merita Shala dhe Drejtori  i Zyrës për Shërbime të Studentëve Kastriot Xhema, morën pjesë në punëtorinë me temë: Analiza e zbatimit aktual të Shtojcws së Diplomës në universitetet publike në Kosovë. Në punëtori u diskutuan modelet e shtojcës së diplomës që ofrohen nga institucionet e ndryshme të arsimit të lartë si dhe u shqyrtuan përmbajtjet e ofruara duke vënë në pah nevojën e rishikimit dhe unifikimit të këtij dokumenti të rëndësishëm për studentët dhe jo vetwm.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë,  si dhe përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Punëtoria  u organizua nga ALLED2 në kuadër të përmirësimit të përmbajtjes së shtojcës së diplomës.