INSTITUTI ALB-SHKENCA ORGANIZON Takimin XVII Vjetor Ndërkombëtar me temë “BASHKËVEPRIMI SHKENCOR NË TROJET SHQIPFOLËSE”
Instituti Alb-Shkenca, strukturë shkencore joqeveritare e jofitimprurëse që bashkon studiues të gjitha disiplinave nga diaspora e nga mbarë trojet shqiptare në Ballkan, institucioni i parë shkencor mbarëshqiptar njofton fillimin e përgatitjeve për Takimin XVII Vjetor Ndërkombëtar të tij.
Ftohen anëtarët e Institutit Alb-Shkenca dhe të gjithë studiuesit e tjerë nga rajoni dhe diaspora që janë pjesë e strukturave akademike shqiptare, kërkuesit e pavarur, si dhe shkencëtarët e huaj të lidhur ose jo me çështjet shqiptare, të marrin pjesë në këtë tubim të madh shkencor.
Në pajtim me frymën dhe traditën e Institutit Alb-Shkenca, të interesuarit janë të ftuar të kumtojnë në Takim arritjet e tyre më të reja në fushat specifike të hulumtimit e të ekspertizës.