Drejtuesit e FGJ-së vizituan Institutin “Ballkanprojekt”
Në kuadër të bashkëpunimit me organizata të ndryshme vendore, drejtuesit e Fakultetit të Gjeoshkencave (FGJ) të udhëhequr nga dekani, prof.dr. Naser Peci, kanë realizuar një vizitë në institutin “Ballkanprojekt”. Delegacioni i FGJ që përbëhej edhe nga prof.asoc.dr. Izet Ibrahimi dhe shefja e D.M.M, prof. Zarife Bajraktari – Gashi, u pritën nga drejtori i Institutit, Ilmi Binaku.
Në takim u shfaq gatishmëria e dyanshme për bashkëpunim ndërmjet FGJ – së dhe Institutit “Ballkanprojekt”. Kjo u vlerësua si një mundësi e mirë në radhë të parë për studentët dhe mësimdhënësit e FGJ-së sa i përket punës së tyre kërkimore e shkencore.