Fgj

Marrëveshje Bashkëpunimi mes Fakultetit të Gjeoshkencave-UIBM dhe IMK BALLKAN PROJECT SH.P.K, Prishtinë

Fakulteti i Gjeoshkencave dhe IMK Ballkan Projekt Sh.p.k. kanë vendosur të bashkëpunojnë me qëllim të ngritjes së mundësive respektive për mbështetje profesionale dhe shkencore, prandaj palët në takimin e sotëm nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim të funksionalizimit të bashkëpunimit.

Nga FGJ në takim ishin prof.Dr. Naser Peci, Dekan  dhe Zarife Bajraktari Gashi, Shef Departamenti Materiale&Metalurgji.

IMK Ballkan Projekt u përfaqësua nga Ilmi Binaku, Drejtor menaxhues; Jonuz Mehmeti, Drejtor Teknik dhe Fatmir Bajrami, Udhëheqës Departamenti Gjeologji dhe Gjeomekanikë.

Gjatë takimit u potencuan mundësitë e mëdha të bashkëpunimit që do të jenë në dobi të studentëve, stafit respektiv si dhe rritjes së punëve kërkimore përmes bashkëpunimit konkret të universitetit dhe industrisë.