GjoeshkencaTurqi

Vizita e Prof Dr. Onal Guven, President i Fondacionit për zhvillimin minerar të Turqisë

Prof Dr. Onal Guven nga Universiteti Teknik i Stambollit, Fakulteti i Xehetarisë në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën IMGC 2022 të organizuar nga Fakulteti i Gjeoshkencave (FGJ), vizitoi FGJ edhe në cilësinë e Presidentit të Fondacionit për zhvillimin minerar të Turqisë dhe Kryetarit të Komitetit Shkencor të Kongresit Ballkanik të Pasurimit. Në shoqërim të Prof Dr Onal ishte edhe Dr Habib Basholli, anëtarë i Komitetit shkencor të Kongresit Ballkanik përfaqësues nga Kosova në këtë Komitet.

Këta u priten nga dekani FGJ Prof dr Naser Peci dhe prodekani për Cilësi dhe bashkëpunim me jashtë, prof dr Sabri Avdullahi.

Pas urimit nga mysafirët për organizimin e Konferencës IMGC 2022, bisedimet u përqëndruan në organizimin e Kongresit të XIX Ballkanik të pasurimit të mineraleve (XIX MPBC) që planifikohet të mbahet në Kosovë në Maj të vitit 2023 nën Organizimin e Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës.