Tetori

Në UIBM “Tetori Rozë” përmbyllet me një tryezë informuese

Tetori Rozë – është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Kanceri i gjirit nuk zgjedh & Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë!

Quhet “Tetori Rozë’ pasi njerëzit në mbarë botën shfaqin një fjongo rozë për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin e gjirit dhe rëndësinë e shqyrtimit për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, tani kanceri më i diagnostikuar në mbarë botën.

Për të senzibilizuar dhe edukuar gratë dhe vajzat për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, në amfiteatrin e madh në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë,  u organizua një  tryezë informuese.

Në këtë tryezë,  i ftuari Dr. Saudin Maliqi,  Kirurg torakal, ofroi informacione relevante dhe rekomandime specifike. Ndërsa znj, Selime Rexha Shkreta edukatore, ndau përvojën e saj jetësore, sfidat dhe përkrahjen e vazhdueshme që mori gjatë kësaj periudhe të kapërcimit të kësaj sfide shëndetësore.