JuridikGrupiPunues

Grupi Punues për hartimin e RVV-së, së Fakultetit Juridik, mbajti takimin e dytë për përgatitjen e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) të programit master

Sot në Fakultetin Juridik, në ora 10.00 Grupi Punues për hartimin e RVV-së, së programit master mbajti takimin e dytë për përgatitjen e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) të programit master.

Takimin e sotshëm e ka kryesur profesori Përparim Gruda dhe si zakonisht edhe kësaj radhe është përshkruar me një atmosferë të lartë profesionale. Ai fillimisht i ka njoftuar të pranishmit për metodologjinë e punës për hartimin e mëtutjeshëm të RVV-së, me ç’rast të gjithë anëtarët e pranishëm u pajtuan që të trajtohet draftimi i parë sipas ndarjes së detyrave në përbërje të grupeve të vogla nga takimi i kaluar. Fillimisht u diskutua për misionin dhe vizionin e programit master. Në lidhje me këtë çështje të pranishimit u informuan nga U.D. Dekani i Fakultetit, profesori Islam Qerimi, se për formulimin e përmbajtjës së tyre kanë kontribuar bashkarisht me palët e interesit. Pas konsultimeve të përbashkëta, unanimisht të pranishmit morën qëndrim, që misioni dhe vizioni i këtij programi të vendoset në web faqe të Fakultetit Juridik. Afati i qëndrimit të këtij lajmi në web të zgjasë një javë me qëllim të mundësisë së dhënjës së sygjerimeve dhe komenteve për to.

Më tutje u punua drejtëpërdrejtë edhe në draftin e RVV-së, në kapitujt fillestar. Grupi Punues për hartimin e RVV-së, vendosi që në ditët e ardhshme të vazhdoi punën me qëllim të përpilimit të këtij drafti. Në këtë takim stafi akademik, administrativ dhe studentët (ALUMNI) u dakorduan, që në takimin e radhës do të jenë të ftuar edhe disa nga palët e interesit.