Grupi Punues për hartimin e RVV-së, së programit master i Fakultetit Juridik i UIBM-së, mbajti takimin me palët e interesit
Në Fakultetin Juridik, Grupi Punues për hartimin e RVV-së, së programit master mbajti takimin me Palët e Interesit për përgatitjen e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV) të këtij programi. Në Grupin e parë të Palëve të Interesit morën pjesë: Shpëtim Peci – prokuror, Nebi Halili – shërbimi korrektues si dhe Besim Parduzi – avokat. Takimin e ka hapuar U.D Dekani i Fakultetit Juridik, profesori Islam Qerimi, i cili i falenderoi pjesëmarrësit nga Palët e Interesit për gatishmërinë e ofruar për bashkëpunim të hartimit sa më objektiv dhe profesional të kësaj RVV-je. Në vijim profesori Përparim Gruda hapi diskutimin për çështjen e misionit dhe vizionit të këtij programi, aspektet e kurikules si dhe planfikimin e lëndëve që kanë për fokus të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Takimin e përbashkët ndërmjet të stafit akademik, administrativ të Fakultetit Juridik, ish studentëve të këtij Fakulteti (ALUMNI) si dhe palëve të interesit e ka përshkruar një atmosferë e lartë profesionale.
Në këtë takim stafi akademik, administrativ, ish studentët dhe palët e interesit u dakorduan, që në punët e mëtutjeshme ata të koordinohen që të zhvillojnë takime tjera edhe me përfaqësuesit tjerë të palëve të interesit. Në fund u morë qëndrim, që grupi i njejtë (stafi akademik, administrativ dhe ALUMNI) nesër (E martë) 15.11.2022, në ora 10.00, të vazhdoj punën për draftimin e mëtujeshëm të këtij dokumenti. Gjithashtu, grupi punues këtë qëllim vendosi që takimet e radhës të ftojë edhe një përbërje shtesë nga palët e interesit.