Studentët e FGJ – së vizituan Minierën e Trepçës
Studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave, (bachelor) viti i 3-të dhe studentët vitit të dytë (master), të programit Hidrogjeologji me Gjeologji Inxhinierike së bashku me mësimdhënësit vizituan Minierën e Trepçës. Me këtë rast u njohën me problemet e gjeologjisë inxhinierike dhe problemin e ujërave nëntokësorë në horizontin e 10-të dhe 11-të.