Studentët e FTU – së realizuan vizitë studimore në qumështoren “Kabi” dhe “Fluidi Grup” në Gjilan
Në kuadër të mësimit praktik nga lëndët, “Teknologjia e përpunimit të qumështit”, “Teknologjia e fermentimit” dhe “Materialet me prejardhje bimore”, u realizua një grup studentësh nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore vizituan Qumështoren “Kabi” dhe “Fluidi Grup” në Gjilan. Studentët me këtë rast u njohtuan me pajisjet dhe proceset në industrinë e qumështit dhe për së afërmi përcollën procesin teknologjik për përftimin e kosit.
Gjithashtu, studentët u njohën me lëndën e parë, procesin e përftimit të vajit dhe analizat laboratorike. Procesi teknologjik për trajtimin e ujit dhe për përftimin e lëngjeve e pijeve energjike u vëzhgua nga afër.