Picture1

Rektori dhe prorektorët e Universitetit “Isa Boletini”marrin pjesë në seminarin për bashkëpunim në programin Erasmus+

Rektori Musaj dhe Prorektorët e Universitetit Isa Boletini në Mitrovicë morën pjesë në seminarin për bashkëpunim në programin Erasmus+ ndërmjet Institucioneve të Arsimit të Lartë të Francës dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt më 22-23 Nëntor 2022, në Tiranë, Shqipëri.

Ky seminar u organizua nga Agjencia Nacionale e Erasmus+ në Francë, në bashkëpunim me zyrat Erasmus+ të Ballkanit Perëndimor përfshirë këtu edhe Zyrën Eramus+ në Kosovë. Ideja kryesore e këtij seminari ishte rritja e bashkëpunimit në Arsimin e Lartë në mes të vendeve pjesëmarrëse në program.

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin institucionet e Arsimit të Lartë nga Franca si dhe përfaqësues të institucioneve të Arsimit të Lartë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.