Thirrje për Aplikim – Young Cell Scheme Raundi XIII, Programi i BE-së për bursa post-diplomike
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XIII të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës, i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.
Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e premte, 2 dhjetor 2022 deri të martën, 27 dhjetor
2022. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së.
Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion).
Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit civil dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, administratë publike, menaxhim i resurseve humane, ekonomik, financa, menaxhment, energji, mjedis dhe ndryshime klimatike, transport, shkenca të aplikuara dhe
shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme në web faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org dhe https://ycskosovo.eu) në përputhje me sektorët në vijim:
Kjo ftesë do të jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil në fushat e mëposhtme:
Juridik (përfshirë ligjin e BE-së) deri në 11 bursa në dispozicion
Administratë Publike dhe Qeverisje e Mirë (përfshirë Menaxhimin e Burimeve Njerëzore) deri në 8
bursa në dispozicion
Ekonomi, Financa, Menaxhment (përfshirë Menaxhimin e Shëndetit Publik) deri në 11 bursa në
dispozicion
Energji, Mjedis dhe Ndryshime Klimatike, Transport, deri në 11 bursa në dispozicion
Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci (përfshirë Mbrojtjen dhe Sigurinë), deri në 4 bursa në
dispozicion
Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët janë:
Banorë të Kosovës me pasaportë të vlefshme të Kosovës apo me letërnjoftim të lëshuar nga
Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë (vini
re: çertifikata e lindjes dhe çertifikata e vendbanimit të dyja kërkohen në rastet kur në asnjë
mënyrë nuk mund të sigurohet letërnjoftimi).
Të diplomuarit në njërën nga fushat e studimeve që iu përkasin sektorëve
Flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe apo serbe.
Janë lindur më 1 janar 1988 apo më vonë
Bursat do të mbulojnë shpenzimet, si në vijm:
Shpenzimet e aplikimit dhe të shkollimit
Shpenzimet e jetesës
Shpenzimet e vizës & sigurimin shëndetësor
Nje bilete e udhëtimit kthyese
Trajnimi përgatitor i gjuhës angleze për- dhe shpenzimet e testit të gjuhës angleze IELTS (në rast se
studimet do të bëhen në një gjuhë tjetër të BE-së, testet e tjera të kërkuara të gjuhës gjithashtu mund
të rimbursohen)