Ftu

Studentët e FTU-së vizituan kompanitë prodhuese në Rahovec dhe Suharekë

Në kuadër të mësimit praktik, studentët e nivelit Master dhe Bachelor të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore realizuan vizitën në Fabrikën “EKO”, dhe “Stone Castle” në Rahovec. Studentët me këtë rast u njohtuan për së afërmi me pajisjet dhe procesin teknologjik të prodhimit të verës. Gjithashtu, studentët vizituan Kooperativen Bujqësore “Krusha”, prej nga u njoftuan me lëndën e parë, dhe procesin e përpunimit të perimeve. Gjithashtu procesi teknologjik i përftimit të lëngjeve dhe pijeve energjike u vëzhgua nga afër në fabrikën “Golden Eagle” në Suharekë.