UIBM renditet i dyti në kuadër të universiteteve publike në vend në ranglistën e “Indeksit shkencor AD”
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është renditur i dyti në kuadër të universiteteve publike në Kosovë në “Indeksin shkencor AD”. Ky indeks është një sistem renditjeje dhe analize i bazuar në performancën shkencore dhe vlerën e shtuar të produktivitetit shkencor të shkencëtarëve individualë.
Janë 64 shkencëtarë nga UIBM në mesin e 1000 top shkencëtarëve nga universitetet dhe kolegjet private në Kosovë, që janë bërë pjesë e këtij indeksi. Kjo është mirëpritur nga drejtuesit e UIBM që kanë vlerësuar angazhimin dhe punën e mirë të personelit akademik.