Projektii

Studentët e Juridikut prezantuan përvojat e tyre si pjesë e një projekti për drejtësi

Studentët e Fakultetit Juridik: Shkendije Bejta, Rigon Qarkaj dhe Jeton Rrahmani, kanë prezantuar të hënën para dekanit dhe studentëve, përvojat e tyre që kanë pasur si pjesë e projektit “Drejtë lehtësimit të qasjes në drejtësi në veri të Kosovës”. Ky aktivitet është organizuar  nga Alumni dhe Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Studentët kanë treguar për specifikat e projektit, pjesë e të cilit kanë qenë dhe për përvojat që kanë nxjerrur prej tij. Në këtë kuadër ADRC- MCM ka publikuar “Manualin praktik për Sistemin e drejtësisë dhe  qasjen në drejtësi”, ku ofrohen informacione dhe njohuri efektive dhe praktike për një sërë të drejtash, sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe qasjen në drejtësi dhe synon të kontribuojë drejt një kërkese më të madhe për qasje në drejtësi dhe realizimin e të drejtave.