Njoftim – më 26 janar 2023 në Fakultetin Juridik organizohet gjykim i simuluar
Në Fakultetin Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, më 26 janar 2023 organizohet një gjykim i simuluar me studentët e kësaj njësie akademike. Ngjarja do të përcjellët nga përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të cilët edhe do të japin vlerësimet e tyre. Gjykimi i simuluar mbahet prej orës 10:30 në Fakultetin Juridik (kati i katërt).