Njoftim për transfer të studimeve- Fakulteti i Edukimit

Njoftohen studentët e interesuar,  bazuar në Kalendarin Akademik 2022/2023, nga data 01.02.2023 deri më 10.02.2023 mund t’i parashtrojnë kërkesat për transferim brenda dhe jashtë Universitetit, përkatësisht Fakultetit të Edukimit, Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë.

Kriteret për transferim të studentëve janë të përcaktuara në Statutin e Universitetit dhe aktet tjera të institucionit.

 

Kushtet për transferim janë:

  • Të jetë student i rregullt i Fakultetit të Edukimit;
  • Të ketë fituar kushtin për vazhdim të studimeve së paku në vitin e dytë.

 

Studentët që dëshirojnë të transferohen duhet t’i dorëzojnë këto dokumente;

  • Kërkesën për transferim (shkarkohet në SMU);
  • Vërtetimi për statusin e studentit;
  • Certifikatën e notave nga fakulteti prej nga vijnë;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Planprogrami i studimeve (i vulosur);
  • Vendimi mbi akreditimin.

Afatet:

  • Afati për transfer nga jashtë dhe brenda Universitetit, aplikimi prej 01.02.2023 deri më 10.02.2023
  • Nxjerrja e vendimeve prej 13.02.2023 deri 16.02.2023
  • Dorëzimi i listave të transfereve në rektorat më 22.02.2023
  • Regjistrimi i semestrit dhe fotografimi, prej 23.02.2023 deri më 24.02.2023

 

Më datë, 31.01.2023                                                  Menaxhmenti Fakultetit të Edukimit