Afati për transferim brenda dhe jashtë Fakultetit Juridik
Njoftohen studentët e interesuar, bazuar në Kalendarin Akademik 2022/2023, nga data 01.02.2023 deri më 10.02.2023 mund t’i parashtrojnë kërkesat për transferim brenda dhe jashtë Universitetit, përkatësisht Fakultetit Juridik, Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë.
Kriteret për transferim të studentëve janë të përcaktuara në Statutin e Universitetit dhe aktet tjera të institucionit.
Kushtet për transferim janë:
- Të jetë student i rregullt i Fakultetit Juridik;
- Të ketë fituar kushtin për vazhdim të studimeve së paku në vitin e dytë.
Studentët që dëshirojnë të transferohen duhet t’i dorëzojnë këto dokumente;
- Kërkesën për transferim (shkarkohet në SMU);
- Vërtetimi për statusin e studentit;
- Certifikatën e notave nga fakulteti prej nga vijnë;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Planprogrami i studimeve (i vulosur);
- Vendimi mbi akreditimin