Trajnim për vlerësimin e shkathtësive dhe kompetencave
Në Qendrën për Zhvillim të Karrierës (QZHK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u mbajt trajnimi: “Vlerësimi i shkathtësive dhe kompetencave”, ku morën pjesë zyrtarë të administratës dhe përfaqësues të Parlamentit Studentor. Trajnimi u udhëheq nga Elmedina Bushi, zyrtare e projekteve në Ekipin e Business Development Group.
Zyrtari i Lartë i QZHK-së, Alban Fazliu, tha se trajnimi ka pasur për qëllim që të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve universitare sa i përket mbështetjes së studentëve për vlerësimin e shkathtësive dhe kompetencave të tyre. Ai shprehu mirënjohje për trajnuesen dhe organizatën që kanë ofruar këtë mundësi në UIBM.
Pjesëmarrësit vlerësuan si një përvojë shumë të mirë trajnimin e organizuar në QZHK. Studentët që ishin pjesë e trajnimit, theksuan se studentët kanë nevojë për organizime të tilla sa më të shpeshta.