Aktivitete sociale të studentëve dhe stafit akademik në UIBM
Jeta akademike në UIBM përveç angazhimeve në procesin e mësimdhënies, të mësimnxënies, konferencave, tryezave, vizitave studimore e të ftuarve, pasurohet edhe me aktivitete të tjera të karakterit social.
Anëtarë të stafit akademik dhe studentë nga fakultete të ndryshme kanë zhvilluar aktivitete sportive me karakter relaksues e social.
Ambienti dhe investimet në infrastrukturë të jashtme në UIBM, kanë krijuar standarde për rekreacion dhe relaksim të studentëve, stafit akademik dhe komunitetit. Investimet janë bërë në zonat e gjelbra, hapësirat dhe shtigjet e ndërtuara dhe sidomos në ndërtimin e katër fushave sportive sportive të hapura.