Logoja

Urimi i rektorit, prof.dr. Alush Musaj, me rastin e 15 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

I nderuari kryesues dhe ju anëtarë të Këshillit Drejtues

Të nderuar prorektorë, dekanë dhe prodekanë

Të nderuar mësimdhënës dhe punëtorë të administratës

Të dashur studentë

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të  Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, t’ju uroj 15 –vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.  Me këtë rast shpreh respektin dhe mirënjohjen më të thellë për sakrificën e gjeneratave të tëra në rrugën e lirisë, që u kurorëzua me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008.

Janë 15 vjet shtet, por kanë qenë shumë vite përpjekje! Ishte ëndërr, tash është realitet! Mbetet obligim yni që të punojmë përditë me pasion për forcimin e shtetit tonë, për insitucionet tona dhe në këtë rast për Universitetin tonë. Festojmë dhe gëzohemi së bashku për arritjet e shtetit tonë dhe njëkohësisht nderojmë të rënët dhe të gjallët që nuk kursyen asgjë për jetësimin e këtij projekti.

Urime!

Me respekt

Rektori

Prof.dr. Alush Musaj