Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Isa Boletini në Mitrovicë mban ligjeratë në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Pragë
Në kuadër të mobilitetit me CEEEPUS, Profesoresha e Fakultetit Ekonomik Ajtene Avdullahi gjatë kësaj jave ka mbajtur ligjeratën Modelet e Biznesit në lëndën e Ndërmarrësisë në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Pragë. Kjo ligjeratë u organizua për studentët e mobilitetit në kuadër të Programit Erasmus. Studentët e pranishëm në ligjeratë vinin nga vende të ndryshme të botës si nga Kanadaja, Zelanda e Re, SHBA, Spanja, Italia, Turqia, e vende tjera, si dhe studentët nga Fakulteti i Administrimit të Biznesit në Universitetin e Pragës, të cilët vijojnë studimet në gjuhën angleze. Pas ligjeratës studentët vazhduan punën seminarike në grupe më të vogla me Profesoreshën Jana Müllerová duke pregaditur modelin e biznesit për idenë e tyre të biznesit duke shfrytëzuar Lean Canvas.
Profesoresha Avdullahi gjithashtu po bashkëpunon ngushtë me stafin akademik të këtij Fakulteti në një hulumtim në fushën e Ndërmarrësisë.