Asistentja e FTU -së, Dafina Llugaxhiu, mbrojti temën e doktoraturës në Fakultetin e Gjenetikës dhe Bioinxhinierisë në Universitetin Yeditepe, Stamboll
Dafina Llugaxhiu, asistente e rregullt në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, ka doktoruar në Fakultetin e Gjenetikës dhe Bioinxhinierisë në Universitetin Yeditepe, Stamboll. Para komisionit profesional ajo ka mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në fushën e bioteknologjisë me titull “Production of resveratrol from vitis (l.) plant cell suspension culture using stirred tank reactor”.