Ftuu

Mbahet takimi i Këshillit Drejtues në kuadër të projektit DualAFS

Në kuadër të projektit ERASMUS+ “Kurrikulat DUALE – Studimi dhe Puna Praktike në Bujqësi dhe Siguri Ushqimore (DUAL AFS)”, në Universitetin e Prishtinës u mbajt takimi i gjashtë i anëtarëve të Këshillit Drejtues. Në takim ishin pjesëmarrës përfaqësuesit nga partnerë të BE-së, Universiteti Nuertingen-Geislingen (Gjermani) dhe Universitetit e Shkencave të Aplikuara Savonia (Finlandë) dhe partnerët vendorë Universiteti Bujqësor i Tiranës (Shqipëri), Universiteti “Fan Noli” në Korçë (Shqipëri), Universiteti i Prishtinës (Kosovë) dhe Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë (Kosovë). Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë në takim u përfaqësua nga Ass. MSc. Arbër Hyseni në cilësinë e menaxherit të projektit nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, Prof. Asoc. Dr. Valdet Gjinovci si Udhëheqës i Grupit punues për sigurimin e cilësisë së projektit dhe MSc. Shpend Doli si Administrator i projektit.

 

Gjatë këtij takimi u prezantuan plan programet e orientuara nga praktika në Kosovë nga UIBM dhe UP, dhe në Shqipëri nga UBT dhe UFNK. Gjatë takimit u diskutimi rreth finalizimit të librave të cilët do botohen si pjesë e projektit DualAFS për organizimin e pjesës praktike për studentë.